Rritet numri i refugjatëve kosovarë të vendosur në Lushnje (5 Prill 1999)


Rritet numri i refugjatëve kosovarë të vendosur në Lushnje (5 Prill 1999)

08:52 05/04/1999

Numri i të ardhurve nga Kosova në qytetin e Lushnjes po e kalon shifrën e pesë mijë vetëve. Vetëm në ditën e parë në këtë qytet janë vendosur 2250 vetë të adhur kryesisht nga Prizreni dhe rrethinat e tij. Vështirësitë për sistemimin e të ardhurve kanë qënë të shumta. Ndërkohë që pjesa dërrmuese janë sistemuar nëpër banesat e qytetarëve, një pjesë është vendosur në komunen e Kolonjës si dhe ne komuna te tjera.

Drejtuesit lokalë shprehen se nëse ardhja do të vazhdojë me këto ritme, atëherë mundësitë janë të pamjaftueshme për të përballuar fluksin. Kryetari i Bashkisë së Lushnjes, Agim Fuga, shprehet për një ndërhyrje emergjente nga organet dhe organizmat shtetërore dhe ato humanitare.

Agim Fuga: Mbrëmë pas orës 3 ka pasur një fluks të madh ka vajtur rreth një mijë vetë të ardhur. Një gjendje mjaft e vështirë për Lushnjen. Është një qytet që ka pritur rreth 1670 kosovarë në familjet e qytetarëve të Lushnjes, që është dyfishi i personave që ka strehuar Fieri. Mendohet të ngrihet kamping në Kolonjë, 12 kilometra larg Lushnjes por akoma nuk është bërë gjë. Kemi të grumbulluar vetëm në pikën e plazhit të Divjakes, mund të jenë rreth 1000, 1100 persona dhe ndihma që ka ardhur vetëm 21 ton miell, të paktën mbyllet një problem në Divjakë./tvklan.al

Gazetar: Aleksandër Çipa






Të ngjashme