Rritet numri i studenteve në Universitetin “Fan Noli” të Korçës – (9 Shtator 2000)
Lajme Arkiva – TV KLan 2000
Edhe në Universitetin “Fan Noli” të Korçës është rritur numri i kërkesave për studimet e larta, por lufta bëhet për degët e preferuara. Në degët mësuesi i ciklit të ulët dhe anglisht, ka nga një të drejtë studimi, ndërsa në degët e menaxhimit, marketingut e turizmit, konkurrimi ka humbur kuptimin. Konkurrent ka më pakë seç ka vende të lira. Rektori Gjergji Pendavinji thotë:
Gjergji Pendavinji, Rektori i Korçës:- “Karakteristike është se këtë vit kemi një prurje të madhe të konkurruesve në vendet e fakulteteve tona. Besoj që me këtë rritje numerike, mund të rritet edhe cilësia e atyre që do të fitojnë në konkurset tona”.
Gjatë pesë ditëve të konkurrimit u paraqitën rreth 900 pretendentë për shkollë të lartë, nga ata do të pranohen vetëm 485./tvklan.al
Gazetare – Ornela Bego