Rritet numri i të ardhurve në Tiranë, dokumentet për pasaportizim – (11 Prill 2001)
Lajme Arkiva – TV Klan 2001
Nëse dhjetë vite më parë kërkoje të ndryshoje vendbanim, duhej patjetër që shteti të të zhvendoste diku dhe jo dëshira. Në kryeqytet, transferoheshe si punonjës ushtarak, ose po të martoheshe këtu. Lëvizja ka qenë e kontrolluar, pasi shteti ka qenë i detyruar të strehonte dhe të gjente një punë.
Lëvizja e lirë pas viteve 90, solli dyndjen e njerëzve në kryeqytet, e për këtë zhvendosje duhej pasaportizimi, për të cilin deri në vitin 1996 nuk paguhej asnjë lek. Në vitin 1998, në zyrat e gjendjes civile, pagesa u bë dy mijë lekë, më pas duke vërejtur shtimin dhe kërkesat për transferim, pagesa arriti deri 6 mijë lekë. Përveç kësaj pagese duhen plotësuar edhe një sërë dokumentacionesh.
Për një vit vetëm kjo njësi bashkiake, ka regjistruar dy mijë banorë, por shumica e të ardhurve thuaj nuk janë regjistruar dhe kanë bërë pasaportizimin, pasi shteti përveç kartelës mjekësore, nuk iu siguron më as punë dhe as shtëpi./tvklan.al
Gazetare – Holta Zhiti