Rritet numri i të shtruarve në spital


Rritet numri i të shtruarve në spital

15:30 15/08/2020

119 pacientë të shtruar, 3 të intubuar

Rritet numri i të shtruarve në dy spialet Covid krahasuar me një ditë më parë.

Burime zyrtare të Ministrisë së Shëndetësisë thanë për Tv Klan, se në dy spitalet Covid, të shtunën rezultojnë të shtruar 119 pacientë,  prej tyre 13 janë në terapi intensive dhe 3 të intubuar në gjendje të rëndë shëndetësore.

Në Spitalin Infektiv dhe “Shefqet Ndroqi”, përveç pacientëve të konfirmuar pozitivë me Covid-19, janë edhe 14 pacientë që po trajtohen, të cilët janë negativizuar nga Covid, por po marrin trajtim mjekësor për shkak të pasojave nga virusi.

Tashmë prej më shumë se 6 javësh, Shqipëria po shënon shifra të larta të të infektuarve më Covid si dhe atyre që kërkojnë shërbim spitalor.

Tv Klan






Të ngjashme