
Rritet numri i të shtruarve në spitalet covid
141 pacientë, 20 në terapi intensive dhe 9 të intubuar
Numri i pacientëve të shtruar si pasojë e infektimit me koronavirus ka shkuar në 101 në dy spitalet e posaçme.
Sipas burimeve zyrtare në Ministrinë e Shëndetësisë 17 prej këtyre pacienteve po marrin terapi intensive në reanimacion dhe 4 janë të intubuar në gjendje kritike për jetën.
Po ashtu në dy spitalet atë Infektiv në Qendrën Spitalore Universitare Nënë Tereza dhe spitalin Shfeqet Ndroqi po marrin shërbime të specializuar dhe 12 qytetarë të cilët kanë qenë pozitivë me COVID-19 dhe aktualisht janë negativizuar, por po vijojnë të marrin trajtim spitalor për pasojat e sëmundjes.
Duke u trajtuar sipas protokolleve të posaçme, në spitalin Shefqet Ndroqi janë edhe pacientë me simptoma të koronavirusit por që kanë rezultuar negativ me anë të tamponit.
Tv Klan