Rritet numri i të shtruarve në spitalet covid


Rritet numri i të shtruarve në spitalet covid

15:36 23/08/2020

148 pacientë, 19 në terapi intensive dhe 7 të intubuar

Numri i pacientëve të shtruar si pasojë e infektimit me koronavirus ka shkuar në 148 në dy spitalet e posaçme.

Sipas burimeve zyrtare në Ministrinë e Shëndetësisë, 19 prej këtyre pacienteve po marrin terapi intensive në reanimacion dhe 7 janë të intubuar në gjendje kritike për jetën.

Po ashtu, në dy spitalet atë Infektiv në Qendrën Spitalore Universitare Nënë Tereza dhe spitalin Shfeqet Ndroqi po marrin shërbime të specializuar disa qytetarë të cilët kanë qenë pozitivë me COVID-19 dhe aktualisht janë negativizuar, por po vijojnë të marrin trajtim spitalor për pasojat e sëmundjes.

Duke u trajtuar sipas protokolleve të posaçme, në spitalin Shefqet Ndroqi janë edhe pacientë me simptoma të koronavirusit por që kanë rezultuar negativ me anë të tamponit.

Tv Klan






Të ngjashme