Rritet numri i të shtruarve në spitalet Covid


Rritet numri i të shtruarve në spitalet Covid

15:18 27/08/2020

168 pacientë, 14 në terapi intensive dhe 7 të intubuar

Numri i pacienteve të shtruar si pasojë e infektimit me koronavirus ka shkuar në 168 në dy spitalet e posaçme.

Sipas burimeve zyrtare në Ministrinë e Shëndetësisë, 14 prej këtyre pacientëve po marrin terapi intensive në reanimacion dhe 7 janë të intubuar, në gjendje kritike për jetën.

Po ashtu në dy spitalet atë Infektiv në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza” dhe spitalin “Shfeqet Ndroqi” po marrin shërbime të specializuara disa qytetarë të cilët kanë qenë pozitivë me COVID19 dhe aktualisht janë negativizuar, por po vijojnë të marrin trajtim spitalor për pasojat e sëmundjes.

Duke u trajtuar sipas protokolleve të posaçme në spitalin “Shefqet Ndroqi” janë edhe pacientë me simptoma të koronavirusit, por që kanë rezultuar negative me anë të tamponit.

Tv Klan






Të ngjashme