Rritet numri i viktimave, 17 të vdekur nga zjarri në Londër
Policia britanike ka konfirmuar se ka arritur në 17 numri i të vdekurve nga zjarri që ra në kullën e banimit në Londër, ditën e djeshme.
Autoritetet thonë gjithashtu se ekziston mundësia që ky numër i viktimave të jetë akoma më i madh, raporton BBC.
Shumë persona që banonin në kullën 24-katëshe rezultojnë të zhdukur dhe nuk janë gjetur ende.
Të paktën 60 persona kanë mbetur të plagosur nga zjarri masiv që tronditi dje kryeqytetin e Britanisë së Madhe.
Autoritetet nuk kanë ende një pistë zyrtare se çfarë mund ta ketë shkaktuar zjarrin masiv që përfshiu të gjithë kullën.
/tvklan.al