Rritet papunësia në vend (21 Gusht 1998)
Rritet numri i njerëzve të papunë që kërkojnë ndihme ekonomike nga shteti. Gjithashtu ndryshojnë edhe dokumentat që duhen për ndihmë ekonomike. Zyrat e perkrahjes sociale tregojnë se rritja e këtyre kërkesave ka zbuluar se shumë familje kanë marrë ndihmë sociale të pamerituar.
Drejtori i Shërbimeve Kundrejt popullit Osman Hoxha për Televizionin Klan shprehet : “Në qytetin e Tiranës trajtohen me ndihmë ekonomike rreth 9700 familje. Në krahasim me vitet e kaluara vërehet një ulje e atyre që kërkojnë ndihmë ekonomike, kjo vjen edhe për shkak të administrimit të mirë të dokumentacionit, verifikimit nëpër familje por edhe shtimi i vendeve të punës.“/tvklan.al
Gazetare : Holta Zhiti