Rritet qiraja e tregut të konfeksioneve në Medrese (2 Prill 2001)


Rritet qiraja e tregut të konfeksioneve në Medrese (2 Prill 2001)

13:55 02/04/2001

Ky është tregu i konfeksioneve tek Medreseja ku çdo ditë kryejnë aktivitetin e tyre rreth 350 tregtarë. Prej mëse dy javësh, pronarët privatë kanë rinisur këtu ndërtimin e disa vendtregtimeve të reja me mendimin e se kështu do të përmirësojnë kushtet e tregtimit. Por, nëse shitësit që vazhdojnë të tregtojnë nëpër tezga paguajnë një qira mujore nga 1800 deri në 2400 lekë në muaj, ata që do të shesin nëpër këto vendtregtime të reja u duhet të paguajnë 4 mijë lekë në muaj për metër katrorë. Ndërkohë pronarët privatë të tregut të konfeksioneve mendojnë që gjatë këtij viti të investojnë në shtimin e këtyre vendtregtimeve të cilat afrojnë kushte më të mira se sa shitja nëpër tezga./tvklan.al






Të ngjashme