Rritet siguria në kampingjet ku janë strehuar refugjatët kosovarë (15 Prill 1999)
Masa të rrepta sigurie në kampin e të ardhurve nga Kosova pranë Pishinave në Tiranë. Në rrethimin e parë të kampit një makinë Shqiponja e Komisariatit numër 2 rri e gatshme 24 orë. Ambjentet brenda kampit dhe rrethimet e tij i ka marrë në ruajtje Policia Ushtarake. Rojet me uniformë rrinë në të gjitha pikat e hyrjes në kamp duke kontrolluar çdo person që hyn.
Rasti i vetëm që është dashur të ndërhyjnë këto forca ishte veëm ai i rrëmbimit ë një fëmije. Shqetësime të tjera dhe raste vjedhjesh ordinere nuk ka patur thonë uniformat blu. Përveç kësaj në kampin e të ardhurve shërbejnë dhe njerëzit e SHIK-ut. Burime nga Ministria e Rendit bëjnë të ditur se masa të tilla janë marrë në çdo kamp që është ngritur për të ardhur nga Kosova./tvklan.al