Rritja e çmimit të ujit, Basha: Veprim kriminal i Ramës dhe Veliajt
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha e ka cilësuar sot rritjen e çmimit të ujit të pijshëm si veprim kriminal ndaj qytetarëve të kryeministrit Edi Rama dhe kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj.
Bash tha se ky është “
një tjetër rekord i një qeverie thellësisht anti-popull
.”
“
Pasi harxhoi më shumë se 500 milionë euro të parave publike për fasada dhe luks, Edi Rama u kujtua se qytetarët e Tiranës nuk kanë ujë.
Për të kompensuar keqmenaxhimin dhe vjedhjen në ujësjellësin e Tiranës, Edi Rama përmes Erion Veliajt ka vendosur të dënojë qytetarët duke jua faturuar atyre koston e keqqeverises së tij
”, shkroi Basha në një postim në Facebook.
Basha tha se anëtarët që përfaqësojnë Partinë Demokratike në Këshillin Bashkiak do të veprojnë kundër këtij vendimi.
“
Partia Demokratike do të votojë nesër kundër këtij vendimi anti-popullor dhe ju bën thirrje të gjithë këshilltarëve të tjerë bashkiakë të votojnë për interesat e qytetarëve që ata përfaqësojnë dhe jo të dyshes Ramës e Veliajt.
”/tvklan.al