Rritja e fëmijëve, pediatria Lira Gjika: Çfarë ndodh nëse e shihni si sakrificë


Rritja e fëmijëve, pediatria Lira Gjika: Çfarë ndodh nëse e shihni si sakrificë

18:00 14/09/2018

Rritja e fëmijëve është një proces shumë i gjatë e i ndërlikuar dhe prindërit nuk heqin asnjëherë dorë nga kujdesi për ta.

Dhe për të folur pikërisht për rritjen e fëmijëve ishte sot në studion e “Rudina” pediatria Lira Gjika. Gjatë emisionit Gjika, dha disa këshilla se si duhet t’i trajtoni fëmijët për të mos frenuar tek ata rritjen me respekt ndaj vetes.

“Mëmësia fillon kur nëna sheh fëmijën dhe të dyja bashkë kryejnë këtë udhëtim. Prindi nuk duhet ta shohë rritjen e fëmijës si sakrificë, është zgjedhje e jona dhe përgjegjësi e jona. Nuk është sakrificë rritja e fëmijës. Nuk ka kërkuar fëmija që ta sjellin në jetë, por ne deshëm, pra nuk mund të quhet sakrificë rritja e tij. Është faj të quhet sakrificë rritja e fëmijës sepse ushqen ndjenjën e fajit tek fëmija, i cili mendon se e ka lodhur nënën dhe e ka mërzitur.

Ndjenja e fajit nuk e lë njeriun të mençurohet. Ndjenja e fajit tek fëmijët frenon rritjen me respekt ndaj vetes, krijon nënshtrim ndaj figurës së nënës. Fëmija i është besuar të rriturit dhe beson tek i rrituri dhe bën shumë gjëra që i rrituri ta dojë. Për fat të keq i rrituri duke qenë shpesh i ngatërruar me paaftësinë për të menaxhuar emocionet e veta nganjëherë e përkëdhel shumë dhe nganjëherë e harron dhe e rreh ose i “shkul” veshin, në shkollë dhe shtëpi. Kjo është një e metë e madhe dhe keqedukim që nesër do të sjellë po këto probleme që kemi sot, do jemi vërtetë në mirëqenie, por nuk do të jemi qytetarë të mirë. Edukimi parashikon se si do të bëhet një fëmijë”

, tha Gjika.

/tvklan.al






Të ngjashme