Rritja e infektimeve, rihapet Covid 2
Pacientët e “Shefqet Ndroqit” do zhvendosen në QSUT
Spitali Universitar “Shefqet Ndroqi” do të rikthehet në Covid 2. Vendimi u mor nga Komiteti i Ekspertëve Teknik pas fluksit të shtrimeve në spitalin infektiv dhe komplikacioneve të moshave të reja me koronavirus. Nga Sanatoriumi ku parashtroi arsyet e këtij vendimi, ministrja Manastirliu tha se do të jetë gati brenda javës.
“E para për shkak të kapaciteteve, infrastrukturës të dedikuar që ky spital ka, të ekipit të specializuar, sa I përket eksperiencës dhe ekspertizës që ka fituar gjatë fazës së parë ka superuar me sukses të gjitha ato pritshmëri që ne kishim”.
Pacientët e Sanatoriumit dhe një pjesë të stafit të tij do të zhvendosen në një pavijon të dedikuar tek ish-Kirurgjitë në QSUT.
“Pacientët që vuajnë nga sëmundje të mushkërive do të trajtohen pranë QSUT ku një kapacitet i dedikuar, me një numër shtretërish të përcaktuar nga struktura e ish spitalit kirurgjikal do të dedikohen për sëmundjet pneumonologjike”.
Përveç Spitalit Infektiv dhe sanatoriumit, janë në dispozicion edhe spitalet COVID3 dhe COVID4, me një kapacitet rreth 500 shtretër.
Tv Klan