Rritje page për mjekët e spitaleve psikiatrike në vend (2 Dhjetor 2000)


Rritje page për mjekët e spitaleve psikiatrike në vend (2 Dhjetor 2000)

15:47 02/12/2000

Mjekëve të spitalit psikiatrik të kryeqytetit u është miratuar shtesa e pagës që ata kërkonin. Para disa ditësh mjekët zhvilluan një grevë pasi 20% shtesë të pagës së premtuar nga qeveria, nuk po e merrnin. Ndërkohë që kolegët e tyre në Elbasan, Shkodër dhe Vlorë e fituan këtë shtesë. Arsyet që nuk u dhanë këto lekë sipas ministrit Solis, ishin krejtësisht subjektive.

“Ishte një keqkuptim administrativ në momentin që vendimet në qeveri kishin dalë për të gjithë mjekët të cilët punojnë në një vështirësi tepër të lartë psiqike dhe problemi mori shkas fill Spitalit Psikiatrik i Elbasanit dhe të gjithë vendosën që të shikonin shkallën e vështirësisë së tyre dhe të rrisnin pagën deri në 25%. Pastaj vendimi i qeverisë u aprovua me 20% dhe direktivat u dhanë për të gjitha spitalet. Administrata e QSUT-së nuk e kishte zbatuar këtë vendim, pra ishte një gabim i nivelit administrativ. Ishte një keqkuptim i rëndomtë që më vjen dhe turp t’a pranoj këtu.”

Ndërkohë vendi ynë ndjek një program kombëtar për të sëmurët mendorë të miratuar nga Ministria e Shëndetësisë dhe OBSH. Sipas programit kombëtar, të gjithë njerëzit që kanë nevojë për një shërbim social, ai u jepet nga disa ekipe të ngritura pranë Ministrisë së Shëndetësisë. Sipas këshilltarit rajonal të OBSH-së, Shqipëria radhitet në vendet me numrin më të ulët të pacientëve në spitalet psikiatrikë./tvklan.al






Të ngjashme