Rrjet i ri Ujësjellësi në Njësinë Administrative Nr.4


Rrjet i ri Ujësjellësi në Njësinë Administrative Nr.4

14:16 19/07/2016

Bashkia e Tiranës dhe ndërmarrja e Ujësjellës Kanalizimeve kanë nisur shtrirjen e rrjetit të ri të Ujësjellësit, në zonën që kufizohet nga rrugët “Myslym Keta”, “Shefqet Kuka” dhe “Thoma Filipeu”, në Njësinë Administrative nr. 4.

Ky investim i jep zgjidhje problemit të ujit të pijshëm për afro 12 mijë banorë.

“Një nga kërkesat kryesore të banorëve të zonës ka qenë nevoja për furnizim me ujë të pijshëm dhe më cilësor. Besoj se ky investim i plotëson të gjitha këto nevoja. Teksa banorët e kësaj zone shkojnë me pushime, Bashkia do të vijojë punën, që kur ata të kthehen investimi të ketë mbaruar, në mënyrë që 12 mijë familje, jo vetëm të kenë ujë me periudha më të gjata kohe, por sigurisht edhe ujë më cilësor”, 

tha Veliaj.

Për të disatën herë Kryebashkiaku apeloi për të mos e shpërdoruar ujin në këto ditë të nxehta vere.

Tv Klan






Të ngjashme