Rrjet i ri ujësjellësi në Yzberisht
Rreth 30 mijë banorët që jetojnë në zonën e Yzberishtit, Unazës së Re dhe fushën “Misto Mame” nuk do të kenë më probleme me ujin e pijshëm.
Bashkia e Tiranës dhe ndërmarrja e ujësjellës kanalizimeve ka vënë në punë depon e re të ujit, e cila katërfishon prurjet.
Erion Velaj, Kryetari i Bashkisë Tiranë
“Ky ka qenë viti më i mbarë për UKT-në, ku pagesa e faturave ka shkuar në mbi 90%. Tani që qytetarët janë treguar të rregullt me Bashkinë, Bashkia duhet të jetë po aq e rregullt me qytetarët. Më vjen mirë që ky investim zgjidh një ngërç, që kishte zgjatur prej disa vitesh dhe e çon në drejtimin e duhur çështjen e furnizimit me ujë të pijshëm për të gjithë zonën e Yzberishtit”.
Depoja e ujit është vetëm një nga investimet e Bashkisë për këtë zonë, pasi shumë shpejt do të punohet edhe për infrastukturën rrugore, kopshtet dhe shkollat.
Tv Klan