Rrjeti i ri të ujësjellësit tek Dogana, përfitojnë 5 mijë banorë


Rrjeti i ri të ujësjellësit tek Dogana, përfitojnë 5 mijë banorë

12:40 28/07/2016

Zgjidhet problemi i furnizimit me ujë të pijshëm për rreth 5 mijë banorë të zonës së Doganës. Bashkia e Tiranës dhe Ujësjellës-Kanalizime Tiranë po përfundojnë investimin e rrjetit të ri të ujësjellësit në këtë zonë, i cili po kryhet paralelisht me atë te Rruga e Elbasanit dhe Rr. Shefqet Kuka.

https://www.youtube.com//embed/nYvwnqwbhu4

Punimet e UKT-së u inspektuan dje në mbrëmje nga kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, i cili nënvizoi se ky investim po kryhet paralelisht me procesin e urbanizimit të zonës.

Kjo është një zonë kryesisht informale, përgjatë Unazës së Re dhe mbikalimit të Kamzës, e cila është zhvilluar pas viteve ’90. Të gjithë e dimë se legalizimi nuk ka kuptim pa urbanizim. Por, që dikush të quhet se jeton në qytet duhet të ketë energji elektrike, ujë, rrugë e infrastrukturë. Kjo është arsyeja pse i kemi kombinuar të tre këto përpjekje, që rrjeti i energjetikës, rrjeti i ujësjellësit dhe ai i rrugëve e rrugicave që lidhin këtë lagje me 5 mijë banorë, të funksionojë në mënyrë paralele në investime”

, tha kryebashkiaku Veliaj.

Kryetari i Bashkisë së Tiranës u shpreh se falë këtij investimi synohet që, edhe në këtë zonë, të dyfishohet orari i furnizimit me ujë të pijshëm të familjeve dhe bizneseve.

“Më vjen mirë që kjo verë, pavarësisht vapës së padurueshme, i gjen këto familje, të cilat sot kanë zero orë ujë, të paktën me 13 orë ujë në ditë” 

, tha Veliaj.

Synimi i Bashkisë është që pas 3 vitesh Tirana të shkojë drejt furnizimit 24 orë me ujë të pijshëm./tvklan.al






Të ngjashme