“Rrno vetëm për me tregue” si një teatër


“Rrno vetëm për me tregue” si një teatër

14:50 01/10/2016

Për një orë e pesë minuta, katedralja e Shën Palit në Tiranë, u zhvesh përkohësisht nga funksioni i saj fetar, për t’i lënë vendin një tjetër formë të komunikimit, atij teatror. Regjisori Milto Kutali dhe aktori Arben Derhemi, vunë në këtë sallë veprën e At Zef Pllumit, “Rrno vetëm për me tregue”.

E ndërtuar mbi themelet e urtësisë të njerëzve që u torturuan nga ish – regjimi komunist, e megjithatë e gjetën shtegun e komunikimit me perëndinë, si Milto Kutali dhe Arben Derhemi, shpresojnë që kjo shfaqje t’i shërbejë çlirimit të mendjeve të njerëzve për të komunikuar mbi të shkuarën dhe të tashmen.

“Rrno vetëm për me tregue” do të shëtisë në gjithë institucionet e besimit të krishterë dhe myslimanë në Shqipëri dhe jashtë saj, sepse siç thotë Ismail Kadare;

“Gjithë shoqëria shqiptare ka nevojë për këtë vepër”…

Tv Klan






Të ngjashme