
Rrokulliset makina, bie droga…
Një veturë që po ndiqej nga policia është rrokullisur në afërsi të termocentralit “Kosova B”.
Të dyshuarit që kishin refuzuar kontrollin rutinë janë arrestuar dhe janë dërguar në Stacionin Policor në Obliq. Ndërsa, në veturë është gjetur sasi e konsiderueshme e drogës, që dyshohet të jetë mariuanë. Komandanti i Policisë së Obliqit ka bërë të ditur se një patrullë policore e kishte ndaluar veturën në fjalë, mirëpo të dyshuarit kishin refuzuar të ndalonin për kontroll rutinë.