Rrufeja godet gruan shtatzënë


Rrufeja godet gruan shtatzënë

13:39 04/07/2017

Një grua shtatzënë, e cila u godit nga rrufeja vijon të qëndrojë në kujdes intensiv në një spital në Florida, ku po trajtohet gjithashtu edhe foshnja e saj.

26 - vjeçarja Meghan Davidson ishte 7 ditë larg afatit për të lindur, kur u godit në kokë nga rrufeja javën e shkuar, teksa po shëtiste me nënën e saj jashtë shtëpisë në Fort Myers.

Siç raporton "

DailyMail"

, mjekët u detyruan që të ndërhynin për të sjellë në jetë para kohe beben Owen, gjendja shëndetësore e të cilit nuk është bërë e ditur nga autoritetet.

Ndonëse Davidson ndodhet në gjendje kritike në spital, miq të saj thonë se ajo ka patur përmirësim. 26 - vjeçarja mësohet se është nënë e dy fëmijë të tjerë.

Ndërkohë, meteorologu Andrew McKaughan tha se përgjatë këtij viti, në SHBA rrufeja i ka marrë jetën 3 personave, 2 prej të cilëve në Florida./tvklan.al





Të ngjashme