Rrufeja plagos të paktën 10 fëmijë
Të paktën 10 fëmijë dhe 1 i rritur kanë mbetur të plagosur rëndë për shkak të një rrufeje që goditi një park në Paris, ditën e sotme.
6 prej tyre mësohet se ndodhen në gjendje më të rëndë, për shkak të djegieve të marra në trup.
Incidenti ndodhi rreth orës 3:30 me orën lokale në Parc Monceau, në veri të kryeqytetit francez.
Fëmijët, sipas “The Independent”, janë të moshës 7 – 14 vjeç dhe po merrnin pjesë në një festë ditëlindje, kur nisi stuhia. Ata u strehuan poshtë një peme dhe ky ishte pikërisht vendi ku ra rrufeja.
Fëmijët u transportuan në spital, ku po marrin ndihmën e nevojshme mjekësore./tvklan.al