Rrufeja vret 79 persona
Të paktën 79 persona kanë vdekur nga rrufetë në shtetet indiane të Bihar, Jharkhand dhe Madhya Pradesh. Zyrtarët kanë bërë të ditur se 53 persona vdiqën në Bihar, 10 në Jharkhand dhe së paku 16 janë shënuar edhe në Madhya Pradesh.
Shumica e viktimave kanë qenë duke punuar në ferma gjatë shirave të rrëmbyeshëm, kanë bërë të ditur raportet e zyrtarëve të Indisë. Rrufetë janë fenomeni më i zakonshëm në Indi, gjatë shirave të rrëmbyeshëm. Sipas Zyrës Kombëtare të "Regjistrimit të Vdekjeve", të paktën 2 mijë njerëz kanë vdekur nga rrufetë në Indi çdo vit, që nga viti 2005. India përjeton 80% reshje vjetore gjatë gjithë sezonit mes qershorit dhe shtatorit./tvklan.al