“Rruga e Kombit” del jashtë funksionit, këmbësorët zbarkojnë përmes autostradës


“Rruga e Kombit” del jashtë funksionit, këmbësorët zbarkojnë përmes autostradës

15:12 11/09/2016

“Kështu kalojnë kuksianët “Rrugën e Kombit”. Në mungesë të një mbikalimi apo nënkalimi, banorët e zonës kapërcejnë autostradën në këmbë.

Ashtu dhe këta dy të rinj ecin paralelisht me makinat.

Pak më lart një furgon zbret pasagjerët në mes të rrugës. Ata vrapojnë për të dalë në anën tjetër të saj.

Bagëtitë kullosin në kufijtë e autostradës, kurse makinat dalin e hyjnë frikshëm nga hyrje-daljet.”

Gjurmët e aksidenteve janë të freskëta në distanca të afërta. Lulet dëshmojnë për jetë të humbura.

E gjithë panorama është e shëmtuar, kurse rreziku është i pranishëm në rrugën më kryesore të vendit.

Investimi është lënë përgjysëm dhe askush nuk po punon më këtu. E vetmja tabelë është ajo më e fundit që njofton për rrezikun nga blloqet e betonit.

Këto u vendosën si mbrojtjës anësore të rrugës, në një aksion, menjëherë pas aksidentit të rëndë me vdekjen e dy fëmijëve.

Tv Klan






Të ngjashme