Rruga e Kombit me pagesë/ Berisha: Çdo automjet do paguajë taksën “Edvin”, turp i Kombit!
Sot ka nisur testimi i aplikimit të taksës për të kaluar në Rrugën e Kombit. Ky testim do të zgjasë dy javë, ndërsa qarkullimi me pagesë pritet të fillojë rreth datës 15 Prill. Tarifa që do të paguajë një drejtues veture është 5 euro për çdo kalim, dhe 10 euro për autobusët dhe kamionët.
Lidhur me këtë ka reaguar dhe ish- kryeministri Sali Berisha.
Nëpërmjeti një postimi në rrjetin social Facebook, Berisha shkruan se kjo është e turpshme që të taksohen shqiptarët që udhëtojnë tek njëri tjetri.
Postimi i Sali Berishës:
Sot filloi taksa “Edvin”, 5 deri e 10 euro në rrugën e Kombit!
Duke filluar nga sot, çdo automjet që do kaloje në rrugën e Kombit do paguaje taksën “Edvin”,5 deri në 10 euro!
Shqipëria nga Rruga e Kombit siguron mbi 300 milion euro të ardhura në vit. Në vend që një përqindje e tyre të përdoren për mirëmbajtjen e saj, Edvin Kristaq Rama takson shqiptarët pse udhëtojnë tek njëri tjetri! Turpi i Kombit!/tvklan.al