“Rruga e Ndroqit”, e degraduar
Kjo është rruga Tiranë –Plepa, e njohur si Rruga e Ndroqit.
Sapo kalon Kombinatin, e deri në Durrës ajo është totalisht e amortizuar, plot me gropa, që e bëjnë të vështirë e të rrezikshëm udhëtimin. Nuk është bërë asnjë investim prej 10 vjetësh. Pjesa me e madhe e mjeteve që lëvizin mes dy qyteteve përdorin autostraden, por edhe kjo rrugë mbetet e frekuentuar. Ajo shpesh ka shërbyer edhe si aks i vetëm në rastet kur autostrada është e bllokuar për arsye të ndryshme. Sipas Autoritetit Rrugor Shqiptar që prej ndërtimit të saj, në këtë rrugë nuk është bërë asnjëherë investim total. Në vitin 2004-2005 është bërë një riveshje pjesore në zonën e Ndroqit, një tjetër projekt për rrëshqitjet është zbatuar në vitin 2007-2008 dhe që prej asaj kohe nuk është venë më dorë. Përballë kësaj situate Autoriteti Shqiptar Rrugor, në përgjigje të interesimit të Televizionit Klan thotë se për rehabilitimin e plotë të rrugës kombinat –plepa është gati projekti, ai është hartuar që prej vitit 2010, por ende nuk është vënë në zbatim për shkak të mungesës së fondeve. Tv Klan