Rruga e tregut industrial përsëri me gropa – (27 Nëntor 2000)


Rruga e tregut industrial përsëri me gropa – (27 Nëntor 2000)

10:25 27/11/2000

Lajme Arkiva – TV Klan 2000

Kjo është rruga drejt tregut industrial të kryeqytetit. Dy vjet më parë me fondet e Ministrisë së Punëve Publike, kjo rrugë u rregullua për herë të dytë. 16 milion lekë kushtoi ndërtimi, ku mungonin të gjitha kanalizimet dhe parametrat e ndërtimit. Kjo rrugë tani, në gjendje të tillë, ka hyrë në projektet e emergjencës nga bashkia për vitin që vjen, por fonde për here të tretë nuk ka.

Sipas specialistëve të punëve publike pranë bashkisë është menduar, që për ndërtimin e kësaj rruge, fondet të mblidhen nga vetë tregtarët e tregut industrial, për këtë tregtarët thonë.

“Taksat që na kanë vënë ne këtu, i kanë barazuar njëlloj me dyqanet. Duhet parë problemi i taksave pastaj problemi i investimit për rregullimin e rrugëve të Tiranës”.

Projekti i cili vendosi që fondet për ndërtimin e kësaj rruge të jepen nga vetë tregtarët është vazhdimi i projektit që po kryet për ndërtimin e trotuareve të kryeqytetit./tvklan.al






Të ngjashme