Rruga për tek varrezat e Shishtufinës e dëmtuar – (7 Nëntor 2000)


Rruga për tek varrezat e Shishtufinës e dëmtuar – (7 Nëntor 2000)

11:17 07/11/2000

Lajme Arkiva – TV Klan 2000

Kjo rrugë që fillon nga rruga e “Dibrës”, deri tek varrezat e Shishtufinës është shtruar tre vjet më parë me fondet e Ministrisë së Punëve Publike. Pas pak kohësh kjo rrugë u prish përsëri. Këtu mungojnë të gjitha llojet e kanalizimeve. Sheshimet e asfaltuara kanë nxjerrë në pah gropat, që i detyrojnë makinat të ecin vetëm në anë të rrugës, duke penguar ecjen e kalimtarëve.

Nga shtatë rrugët që ndërtojë Bashkia e Tiranës, ky segment nuk u prokurua. Arsyeja është se nuk mjaftonin fondet. Fondi i buxhetit të shtetit prej 22 milion lekësh të reja, po përdoret vetëm në segmentin e fundit të rrugës së “Dibrës”, pasi kjo rrugë kërkon investim të ri. Për të sjellë në jetë këtë rrugë, duhen 85 milion lekë të reja pa shpenzimet e kanalizimeve të ujësjellësit./tvklan.al






Të ngjashme