Rruga Rrogozhin – Elbasan – (11 Korrik 1999)
Arkiva Lajme – Tv Klan 1999
Do të jetë fundi i Korrikut koha e përfundimit të kantierit më të madh të firmës turke Behase, e cila ka fituar tenderin ndërkombëtar për ndërtimin e segmentit rrugor Rrogozhin – Elbasan, pjesë e korridorit të 8 me gjatësi 36 km. Sipas përfaqësuesve turq që drejtojnë punimet në ngritjen e kantierit, kanë përfunduar ngritjet e mensave, fjetoreve, qendrave shëndetësore, sheshet e parkimit etj.
23 dhe 24 Korriku pritet të jenë datat e inagurimit të fillimeve të punimeve. Për këtë segment rrugor që do të përfundoj në vitin 2001. Investimi në këtë rrugë kap shifrën rreth 21 milion eku dhe për përfundimin e saj do të punësohen 300 punëtor shqiptarë, paga ditore e të cilëve do të jetë 10 mijë lekë të vjetra.
Në këtë autostradë do të ketë një volum të madh pune dhe mendohet të shtrohen 600 metra rrugë në ditë, ndërkohë kanë përfunduar procedurat e shpronësimit dhe kompensimit të tokës./tvklan.al