Rrugët e papërfunduara, zvarriten ende edhe projektet e nisura 6 vjet më parë


Rrugët e papërfunduara, zvarriten ende edhe projektet e nisura 6 vjet më parë

15:10 05/09/2016

Ndërtimi i disa rrugëve në vend ka nisur që në vitin 2011, por 6 vite nuk kanë mjaftuar për t’i finalizuar.

Taksat e qytetarëve shqiptarë nuk janë përkthyer në rrugë të përfunduara dhe të asfaltuara.

Të tilla janë projektet e shumë përmendura në infrastrukturë, si legjenda, autostrada Tiranë – Elbasan, Rruga e Arbrit, Segmenti Korçë – Ersekë, ByPass – i Fier, Lin – Pogradec, ndërtimi i urave në Rrugën e Kombit, Bypass – i Shkodër, Nyja e Milotit etj.

Për rrugën Tiranë –Elbasan, që bëhet fjalë për segmentin nga rrethrrotullimi qendrës tregtare TEG deri në hyrje të tunelit Elbasan, afati i përfundimit të punimeve është shtyrë disa herë. Edhe pse punimet kanë nisur që në vitin 2012, ato nuk kanë përfunduar ende, madje së fundmi përfundimi i punimeve është shtyrë sërish për në Qershorin e 2017.

Aksi Korçë – Ersekë, ka nisur të ndërtohet që në vitin 2013 dhe duhej të kishte përfunduar në Qershor të 2015. Ende nuk është bërë segmenti nga Kamenica deri në Qafën e Qarrit dhe nuk dihet kur përfundojnë.

Lin – Pogradec, ende ka pjesë të pa asfaltuar në dalje të qytetit të Pogradecit. Punimet për këtë rrugë niseë në vitin 2011 dhe duhej të kishin përfunduar në vitin 2013.

Punimet nuk janë finalizuar as në Bypass -in Fier, ku punimet e nisura në 2013 – ën ishin parashikuar të mbylleshin në 2015 – ën. Ende punohet në segmentin nga Mbrostari në Levan.

Asnjë shenjë punimesh nuk shihet për ndërtimin e urave në Rrugën e Kombit, Bypass -in perëndimor Shkodër dhe Nyjën e Milotit. Në Bypass -in Shkodër punimet janë pezulluar prej tre vitesh, për mungesë fondesh.

Pa përfunduar ka mbetur edhe Rruga e Arbrit. Një segment prej 26.7 kilometrash është pa u tenderuar ende.

Tv Klan






Të ngjashme