Rrugët e prishura të Rrëshenit (26 Korrik 1999)


Rrugët e prishura të Rrëshenit (26 Korrik 1999)

12:08 26/07/1999

Rrugët e prishura janë problemi më i madh i qyteteve shqiptare. Gropa të thella dhe të mbushura me ujë është gjendja në gjithë bulevardin kryesor të qytetit të Rrëshenit, duke vështirësuar lëvizjen e qytetarëve dhe automjeteve. Edhe kanalizimet me ujëra të zeza kanë dalë në sipërfaqe në disa zona.

Në këtë qytet pjesa më e madhe ka mbetur pa punë nga mbyllja e minierave dhe fabrikës së bakrit janë detyruar të merren me tregti ambulatore. Por ambjenti rrethues i tregut është mjaft i ndotur dhe tregtarët kanë arritur të shesin dhe mbi urën e kalimit. Sipas Kryetarit të Bashkisë ky qytet ndodhet në fazën e studimit për tu ngritur një tjetër market akoma dhe më i madh./tvklan.al

Gazetare: Holta Zhiti






Të ngjashme