Rrugët e qytetit mbulohen nga gjaku
Padyshim që qytetarët e Dhakas u tmerruan kur u zgjuan dhe i gjetën rrugët e mbushura me gjak.
Përmbytjet janë të zakonshme në kryeqytetin e Bangladeshit, për shkak të kanalizimeve të lëna pasdore.
Megjithatë, këtë herë, shirat e rrëmbyer erdhën në të njëjtën kohë me Kurban Bajramin. E siç dihet, me mijëra kafshë theren çdo vit dhe mishi tyre konsumohet dhe u jepet të varfërve.
Këtë vit, sakrificat ishin parashikuar që të kryeheshin në vende të krijuara enkas për këtë ngjarje nga autoritetet e qytetit, por shumë banorë i injoruan rregullat dhe i therën kafshët në banesat e tyre apo në lagje.
Pikërisht kjo bëri që rrugët të mbusheshin me gjakun e kafshëve të sakrifikuara. Imazhet e kapura në zonën e Shantinagar, më e prekura nga përmbytjetet, u shpërndanë gjerësisht në rrjete sociale./tvklan.al