Rrugët e shkatërruar në Fier – (20 Janar 2001)
Lajme Arkiva – TV Klan 2001
500 familje të lagjes së re në Fier, kanë më tepër se dy vjet, që vuajnë nga rrugët plotësisht të shkatërruara. Rreth katër mijë banorët e kësaj lagje, për të dalë nga hyrjet e pallateve, janë të detyruar të përdorin çizme ose të kalojnë nëpër gurë. Balta është bashkuar me ujërat e zeza, të cilat formojnë pellgje të mëdha.
Shkaku i shkatërrimit të rrugëve të kësaj lagje, ka ardhur si rezultat i dëmtimit në maksimum i unazës së qytetit. Për të shmangur kalimin në të, makinat kanë gjetur rrugicat e kësaj lagje, duke e katandisur në këtë gjendje. Megjithëse banorët e kësaj lagje kanë ngritur zërin disa herë në bashki, ankesat e tyre kanë rënë në vesh të shurdhër./tvklan.al
Gazetare – Ornela Bego