Rrugët e Tiranës bosh pas votimeve – (1 Tetor 2000)
Lajme Arkiva – TV Klan 2000
Qendrat e votimit kanë vetëm pak orë që janë mbyllur dhe duket se Tirana ka rënë në qetësi të plotë. Janë vetëm orët e para të mbrëmjes dhe rrugët e kryeqytetit kanë mbetur thuajse të shkreta. Njerëzit ndoshta të lodhur nga dita e gjatë e votimeve, kanë preferuar të qëndrojnë në shtëpitë e tyre, sesa të bëjnë xhiron e zakonshme në bulevard. Edhe kafenetë e restorantet kanë qenë të mbyllura. Të vetmet vende ku ka ende njerëz, janë selitë e Partisë Socialiste dhe asaj Demokratike, ku simpatizantët e tyre presin të mësojnë diçka më shumë për votimet e ditës së sotme./tvklan.al
Gazetare – Fjodora Fjora