Rrugët e Tiranës dhe qarkullimi rrugor (8 Gusht 1999)
Dy ditët e fundjavës, pushim për mjaft punonjës, boshatisen rrugët e kryeqytetit. Jo vetëm nga këmbësorët po dhe makinat janë mjaft të rralla në kryeqytet sot. Zbrazëti në orët e paradites pasi shumica në ditët e fundit të javës kanë zgjedhur për të pushtuar plazhin më të afërt. Boshatiset Tirana dhe mbipopullohet Durrësi me kryeqytetas.
Trafiku mjaft i bllokuar në ditët e javës në fundjavë zhvendoset në daljet e tij, këto dy ditë fundjave që janë dhe më problematiket jo vetëm për udhëtim por dhe për policinë që është e detyruar që në çdo moment të jetë në krye të rrugës. Dy janë daljet kryesore për ti çuar kryeqytetasit në plazh. Ata që udhëtojnë me tren, në pjesa e autostradës dhe nga Kombinati që ditët e javës është e vetmja pikë hyrëse nga rrethet.
Ndaj zbatimi i rregullave të qarkullimit nga çdo shofer dhe zgjerimi e vijëzimi i rrugëve nuk do të krijonte kaq anomali jo vetëm në Verë kohë plazhi por edhe në Dimër kohë e grindshme në rrugët e kryeqytetit./tvklan.al
Gazetare: Holta Zhiti