Rrugët periferike të Tiranës të degraduara – (6 Mars 2001)


Rrugët periferike të Tiranës të degraduara – (6 Mars 2001)

21:11 06/03/2001

Lajme Arkiva – TV Klan 2001

Këto pamje nuk janë të një rruge fshati. Kjo rrugë që nuk është rrugë, por vetëm gropa, të çon në tregun e madh të gjësë së gjallë në kryeqytet. Ka më se dhjetë muaj që këtu ka filluar degradimi dhe asnjë mirëmbajtje nuk është parë në këtë rrugë. Bashkia e Tiranës është munduar të rregullojë lukun e rrugëve kryesore, si në rrugën e “Kavajës” dhe tek ajo e “Durrësit”, ndërsa rrugët e tjera janë kështu.

Kjo është rruga “Don Bosko”, e shtruar vetëm një vit më parë. Gjendja e tanishme është kjo. Tirana ka gjithsej 400 kilometra rrugë, ku pjesa më e madhe janë në këtë gjendje. Për restaurimin e tyre ende nuk është bërë asgjë, pasi mbushjet e gropave, po bëhen vetëm për akset kryesore. Shumica e këtyre rrugëve janë shtruar më shumë se dy herë ku janë shpenzuar miliona lekë./tvklan.al






Të ngjashme