Rrugëtimi i ri i Hazalit të “Fate të Kryqëzuara”
Pas tre viteve në rolin e Hazalit në serialin shumë të ndjekur “Fate të Kryqëzuara”, aktorja e re Alina Boz nis tashmë një rrugëtim të ri si aktore kryesore në një produksion.
“Mos ma lësho dorën
”, titullohet seriali i ri që nis mbrëmjen e sotme në ekranin e TRT 1 në Turqi. 20-vjeçarja Alina Boz do të luajë rolin e Azra Guneş, vajzës së një pronari të madh restorantesh, e cila është rritur në mes të pasurisë, por që ka humbur në brendësi të saj. Bota e saj përmbyset pas falimentimit dhe më pas vdekjes së të atit. Por Azra qëndron e fortë. Nuk ua shkel të drejtat të tjerëve, por edhe lufton deri në fund për të drejtat e saj. Miqësia e saj me personazhin tjetër kryesor në serial Cenk Çelen (i cili luhet nga aktori Alp Nevruz) fillon me përplasje të forta. Por ata janë erëza për jetën e njëri-tjetrit. Cenk para të gjithëve mendon për veten. Është egoist. Gjithçka i takon të atit kërkon ta marrë vetë dhe të ndërtojë një jetë të re. Mendon se është qendra e botës dhe se bota sillet rreth tij, derisa...takohet me Azran. /tvklan.al