RTSH Ardian Klosi, Këshilli Drejtues voton për Edi Mazin (09 Shtator 1998)
Mbledhja e 14 anëtarëve të Këshillit Drejtues të Radio Televizionit nisi me tensione. Mes 23 pikash të vendosura për diskutim, Drejtori i Përgjithshëm Ardian Klosi propozon shkarkimin e drejtorit Edi Mazi. Klosi këmbëngul në shkeljet ligjore dhe mediokritetin e kulturës në drejtimin e Radio Televizionit Shqiptar, kurse nga ana tjetër Edi Mazi është i mbrojtur duke thënë që Ardian Klosi i ka të pabazuara akuzat e tij dhe se ai nuk e njeh mirë Radio Televizionin. Pas 6 orë debatesh, anëtarët votojnë për shkarimin dhe Aleksandër Frangaj jep rezultatet e votimit ku kanë votuar pro shkarkimit të Edi Mazit 5 anëtarë të Këshillit Drejtues dhe kundër shkarkimit të tij 9 anëtarë. Kështu propozimi për shkarkim nuk miratohet. Ndërsa Klosi shprehet se kjo nuk do të thotë aspak të urrehen dy persona dhe se i falenderon anëtarët për durimin.
Pamje RTSH këshilli drejtues Aleksandër Frangaj, Fatos Lubonja, Edi Mazi, Ardian Klosi ,Ylli Pango, Martin Leka, Musa Ulqini./tvklan.al
Gazetar : Aldon Lipe