RTSH mbledhje për festivalin (6 Dhjetor 1998)


RTSH mbledhje për festivalin (6 Dhjetor 1998)

12:20 06/12/1998

E diela pushim nuk do të konsiderohej e tillë nga stafi që merret me përgatitjet e festivalit të fundvitit. Ka qënë kjo mbledhja mbase e fundit me kompozitorë, këngëtarë dhe autorë tekstesh ku përveç tyre merrnin pjesë regjisori, drejtori i përgjithshëm i Radio Televizionit, drejtori i festivalit si dhe stafi letrar dhe ai muzikor.

Në këtë mbledhje është vendosur në mënyrë ultimative që deri të mërkurën të gjithë këngëtarët duhet të jenë gati pasi menjëherë në datën 10 dhjetor, do të fillojnë provat në Pallatin e Kongreseve për të kënduar live. Nga këngëtarët, pasi është rënë dakort për të kënduar live, ata kanë kërkuar garanci teknike.

Pra të gjithë duhet të jenë të përgatitur për të kënduar live. Sot janë dhënë këshillat e fundit por edhe pas kësaj mbledhje ka vazhduar puna për stafin letrar për ndryshimet e fundit./tvklan.al

Gazetare : Holta Zhiti






Të ngjashme