Ruajtja dhe promovimi i trashëgimisë kulturore


Ruajtja dhe promovimi i trashëgimisë kulturore

16:01 29/03/2014 Nishani-UnescoTrashëgimia jonë kulturore është një mjet për të promovuar turizmin kulturor.

Vitet e fundit Shqipëria e ka shprehur angazhimin e saj jo vetëm për ta mbrojtur këtë trashëgimi por edhe për ta evokuar në sytë e të huajve.

Një takim që presidenti i Republikës Bujar Nishani pati me Drejtoren e Përgjithshme të UNESCO-s, Irina Bokova ishte një mundësi për të vlerësuar bashkëpunimin e frytshëm të deritanishëm ndërmjet Shqipërisë dhe UNESCO-s konkretizuar përmes zbatimit të projekteve konkrete, lokale, ndërkufitare dhe rajonale.

Kreu i shtetit nënvizoi angazhimin tonë në mbrojtje të Trashëgimisë Kulturore, jo vetëm si pjesë të rëndësishme e identitetit tonë, por edhe si një mjet për të promovuar turizmin kulturor.

Presidenti veçoi mjedisin, arsimin dhe ruajtjen e traditës si fusha ku bashkëpunimi me UNESCO-n mund të thellohet më shumë në të ardhmen.

Zonja Bokova tha se ka ardhur në Shqipëri me dëshirën e mirë për të hulumtuar mundësitë e thellimit të bashkëpunimit për një arsim më cilësor, për të kontribuar më shumë për të mbrojtur trashëgiminë kulturore, mjedisin dhe biodiversitetin, vlera shumë të rëndësishme për Shqipërinë, rajonin dhe më gjerë.

Presidenti Nishani dhe Drejtorja e UNESCO-s Bokova ndanë mendimin se bashkëjetesa dhe harmonia fetare janë vlera të çmuara të shoqërisë dhe kombit shqiptar, të cilat duhen ruajtur dhe reklamuar si një shembull dhe kontribut për promovimin e tolerancës, paqes e mirëkuptimit në rajon, Evropë dhe në një botë, ku dialogu ndërkulturor dhe ndërfetar duhet të zënë vendin e shfaqjes së fenomeneve të mostolerancës dhe keqkuptimit.





Të ngjashme