“Ruani veten”, Stresi infektohet me koronavirus
Reperi i njohur shqiptar Arkimend Lushaj, i njohur si Stresi është infektuar me koronavirus. Përmes rrjeteve të tij sociale, reperi ka lajmëruar ndjekësit se ka kryer tamponin dhe ka rezultuar pozitiv.
“I konfirmuar pozitiv. Ruani veten. Unë po iki menjëherë të vetëizolohem”, shkruan reperi në fotografinë e postuar në Instastory, ku shfaqet brenda makinës së tij.
Nuk dihet ende si mund të jetë infektuar, por së fundmi reperi ka përfunduar xhirimet e klipit e “Bad Girl”, projekti i tij më i ri muzikor në bashkëpunim me Morena Tarakun.
Stresi tashmë është izoluar dhe lë të kuptohet se nuk ka asnjë sipmtomë të koronavirusit./tvklan.al