Rubio: Maduro, mafioz me pushtet
“Nikolas Maduro është një kriminel në krye të Venezuelës”.
Akuza e rëndë ndaj liderit majtist erdhi nga Senatori republikan, Marco Rubio.
Marco Rubio, Senator Amerikan:
Regjimi i Maduros nuk është një qeveri, është një mafia, një organizatë kriminale e ngjashme me mafian e viteve 40-50, që ka ekzistuar në mbarë botën.
Ish-kandidati për president në primaret republikane vizitoi urën Simon Bolivar, në kufirin mes Kolumbisë dhe Venezuelës, ku mijëra venezuelianë kalojnë përditë, në kërkim të një jete normale. Fjala e senatorit amerikan u ndalua nga një fëmijë, që i tha se të gjithë moshatarët e tij në Venezuelë duan liri.
Presidenti de jure, Nikolas Maduro kundërshtohet nga SHBA-të dhe fuqi të tjera botërore që kanë njohur si president të përkohshëm, liderin e opozitës Huan Guaidò.
Tv Klan