Ruçi: Fitorja nuk është gjithçka, por vetëm fillimi i përgjegjësive


Ruçi: Fitorja nuk është gjithçka, por vetëm fillimi i përgjegjësive

19:38 09/09/2017

Gramoz Ruçi foli menjëherë pasi u zgjodh në postin e Kryetarit të Kuvendit me 80 vota Pro dhe 40 Kundër. 

Ai falënderoi deputetët,  ambasadorët si dhe kryeministrin Edi Rama.

 “Do të jem garant për zbatimin e Kushtetutës, të Kuvendit dhe kurdoherë të qytetarëve për të ushtruar të drejtat e deputetit të popullit. Kuvendi është i vetmi institucion pluralist.

Në kushtet kur qeverisja ushtrohet nga një parti, e qartë dhe e vetme, pasi u vendos në zgjedhjet e 25 Qershorit, Përgjegjësia jonë do jua kthejë këtë pushtet qytetarëve nëpërmjet ligjeve dhe reformave që do të miratojnë në këtë Kuvend.

Fitorja nuk është gjithçka, por vetëm fillimi i përgjegjësive. Misoni ynë do t’ju shërbejë qytetarëve. Opozitarëve ju bëj thirrje që të vënë në qendër të vëmendjes qytetarët, të sjellin ligje për vendin. Ata presin nga të dyja opozitat të kontrollojnë qeverisjen në çdo hap. Qytetarët e vërtetë e dërguan PS të vetme në qeverisje, por gjithashtu ata presin nga opozita që edhe ajo të ketë rol në këtë sallë

Ne do të garantojmë bashkëqeverisje funksionale si kontratë e ligjshme për qytetarët. Pa qytetarët nuk do të fitojmë as në, as Shqipëria”./tvklan.al






Të ngjashme