Ruçi i tërheq vëmendjen deputetes së PS: Ashtu ë? Vetë firmosni, vetë vulosni


Ruçi i tërheq vëmendjen deputetes së PS: Ashtu ë? Vetë firmosni, vetë vulosni

19:22 18/12/2019

Kryetari i Parlamentit Gramoz Ruçi i ka tërhequr vëmendjen deputetes së PS, Evis Kushit.

Ndërsa po lexonte nenet e buxhetit të shtetit që kaluan në votim, ajo ka kërkuar fjalën për të bërë disa saktësime.

Gramoz Ruçi: Urdhëro, urdhëro…

Evis Kushi: Kemi nevojë për të bërë një saktësim për të qenë korrekt me atë çka u votua në Komisionin për Ekonomi dhe Financat. Në vend të “burrë, grua” ne do të vendosim “ bashkëshort, bashkëshorte” për ta sqaruar dhe saktësuar më mirë lidhjen gjinore në familje dhe e dyta, pas fjalës “fëmijë” do të shtojmë “vetëm një herë ndaj një përfituesi”, sepse kjo ishte çka votuam në Komisionin e Ekonomisë, pra tatimi mbi të ardhurat hiqet vetëm për një banesë, kështu që po e lexoj edhe një herë të plotë…

Gramoz Ruçi: Ka mundësi, kush e ka ndryshuar formulimin?

Evis Kushi: Jo kështu u ra dakord në Komisionin për Ekonomi dhe Financa.

Gramoz Ruçi: Po kush ua ka ndryshuar?

Evis Kushi: Nuk u specifikuar siç duhet.

Gramoz Ruçi: Ashtu ë?

Evis Kushi: Nuk është zbardhur mirë.

Gramoz Ruçi: Po kush i zbardh? Ju i zbardhni, vetë firmosni, vetë vulosni. I firmosni dhe i vulosni mirë, hajt… /tvklan.al






Të ngjashme