Ruçi letër Metës: Hap Procedurat për zgjedhjen e Presidentit
Konferenca e kryetarëve do të mblidhet të enjten për të nisur procedurat e zgjedhjes së presidentit të ri të vendit. Kjo pas letrës së kryetarit të grupit parlamentar socialist, Gramoz Ruçi dhe asaj të zyrës juridike të kuvendit drejtuar kryetarit të parlamentit për afatin e nisjes së këtyre procedurave.
Në letrën e tij, Ruçi i kërkon Metës që parlamenti të përcaktoje datën 19 prill për të zhvilluar në seance plenare raundin e parë të votimit për presidentin e ri, datë kjo që përkon me afatin e fundit të regjistrimit në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve të koalicioneve për garën elektorale të 18 qershorit.
Po gjatë ditës se mërkure zyra juridike e kuvendit vuri në dijeni kryeparlamentarin se procedura për zgjedhjen e presidentit te ri të Republikës mund të fillojë që prej 13 prillit.
Sipas juristeve të kuvendit i gjithë procesi për zgjedhjen e kreut te ri të shtetit në rastet kur përkon në të njëjtin vit kur ka dhe zgjedhje parlamentare mund te nisë jo me herët se 13 prilli dhe jo me vone se 9 korriku, afat ky që përkon me periudhën 60-ditore përpara mbarimit të mandatit te kuvendit.
Hapja e procedurave për zgjedhjen e presidentit të ri të vendit mendohet të ketë qenë dhe një prej çështjeve që dy aleatët Rama e Meta diskutuan në takimin që patën mbrëmjen e së mërkurës në vilën 30. Nga takimi që zgjati më shumë se 1 orë nuk u dhanë detaje dhe i pari që u largua ishte kryeministri Rama.
Tv Klan