Ruçi për rikthimin e PD në parlament – (21 Qershor 1999)


Ruçi për rikthimin e PD në parlament – (21 Qershor 1999)

11:44 21/06/1999

Arkiva Lajem – Tv Klan 1999

Intervistë me kryetarin e grupit socialist Gramoz Ruçi.

Gramoz Ruçi, deputet i PS:- “Deri dje kam dëgjuar se kanë patur arsye, nuk e di se kush janë këto arsye që e bëjnë të domosdoshme kthimin e tyre? Deri dje kam dëgjuar deklarata që lidershipi i PD që vendimin për kthimin në parlament të PD duhet ta diskutoj një forum më i lartë sesa Këshilli Kombëtar i PD. Nuk kam parë deri më sot se do të mblidhet kuvendi i PD ose konferenca e PD të shqyrtoj këtë. Ashtu si deri dje përfaqësues të PD kanë stigmatizuar Berishën si pengues të kthimit të PD në parlament. Papritur inisiativën e merr vetë Berisha. Le të shpresojmë që forumet e PD do të vendosin për një gjë të tillë. Vendet as ua kemi krijuar ne dhe as I zëmë dhe i pengojmë ne. Le të vinë, mirë se të vinë në Parlamentin Shqiptar dhe të urojmë e të shpresojmë se do të lozin rol konstruktiv si opozitë shqiptare”./tvklan.al






Të ngjashme