Ruçi: Qarqe të caktuara duan të destabilizojnë vendin
Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Gramoz Ruçi nga Fieri tha se brenda 24 Korrikut, vendi do të ketë Presidentin e ri.
“Presidenti i ri do të zgjidhet sipas Kushtetutes”,
tha Ruçi.
Në lidhje me opozitën, Ruçi u shpreh se PS është e gatshme për negociata, por qeveria mund të largohet vetëm me mocion mosbesimi.
Sipas kryetarit të Grupit Parlamentar, i cili iu referua lajmeve të fundit për një atentat të mundshëm ndaj liderit të opozitës, Lulzim Basha, tha se ka qarqe të caktuara që duan ta destabilizojnë vendin./tvklan.al