RUDINA – ARDIAN TREBICKA: RRUGA IME NE MUZIKE: KESHILLA GJATE ARGJERIMIT PER ATA QE VUAJNE NGA ULÇERA APO GASTRITI!
Të ftuar:
Ardian Trebicka – Këngëtar
Ai është një nga këngëtarët që gjithmonë ka spikatur në muzikën shqiptare për zërin e tij melodioz dhe për këngët me ndjenjën e fortë të dashurisë.
Ardian Trebicka, që prej fillimit të viteve 2000 ka qenë shumë aktiv, duke i dhuruar publikut 5 albume me këngë.
Por duket se prej disa kohësh, ai është tërhequr nga muzika, për t’u rkthyer tashmë me një koncert recital.
Këngëtari ishte sot i ftuar në studion e “Rudina”, në Tv Klan, nga ku tregoi detaje rreth rikthimit të tij dhe koncertit që do të mbahet më 13 Qershor.
“Koncerti do të mbahet më 13 Qershor në Amfiteatrin e Liqenit të Tiranës. Unë kam shumë emocione dhe ka filluar që tani t’më dalë gjumi, por sërish mezi po e pres. Ka rreth 4 muaj që merrem me organizimin e koncertit. Recitali do të ketë rreth 20 këngë dhe do të jetë edhe një trupë prej 11 muzikantësh. Këngët do të jenë nga 4 albume sepse njërin e kam ezauruar”, tregoi Trebicka.
Areti Pojani – Mjeke e pergjithshme në Spitalin Amerikan 3
Rubrika “Quiz”