Rudina Dembacaj flet për zënkat me Mark Frrokun: Unë jam zjarrmi i…
Rudina Dembacaj është një nga personazhet më të dashur dhe më të komentuar të momentit. Në fillim të vitit ajo është martuar me Mark Frrokun dhe ndjekësit e saj shpesh herë janë kuriozë të dinë më shumë për jetën e tyre private.
Ajo shpesh realizon mini-intervista me ndjekësit në rrjetet sociale dhe i përgjigjet pyetjeve kurioze të tyre pa doreza. Së fundi një nga ndjekësit e ka pyetur nëse zihet ndonjëherë me Markun dhe Rudina shprehet se ai është një engjëll.
“Si mund të zihesh me këtë engjëll? Bëj shaka, zihemi, por jo shpesh. Marku është shumë i qetë. Unë jam zjarmi i tokës”, është përgjigjur moderatorja.
Një pyetje tjetër ka qenë nëse do dëshironte ta kishte Markun më herët dhe ajo përgjigjet: “Jo çdo gjë ka kohën e vetë”. /tvklan.al