RUDINA – DESHIRA E VAJZES PER TE PARE NDRYSHE NENEN E SAJ; ODISE PLAKU: JU TREGOJ BASHKEPUNIMET E MIA ME HAJRIE RONDON DHE ZAMIRA KITA!


RUDINA – DESHIRA E VAJZES PER TE PARE NDRYSHE NENEN E SAJ; ODISE PLAKU: JU TREGOJ BASHKEPUNIMET E MIA ME HAJRIE RONDON DHE ZAMIRA KITA!

18:47 20/07/2018

Të ftuar:

Suada Agollin – Gjimnaziste, vajza që kërkon të shndërroje paraqitjen e nënës së saj

Odise Plaku – Dramaturg dhe autor i disa librave për fëmijë e poezi

Entela Shkodrani – Dermatologe

Ndodhemi në sezonin turistik dhe shumë nga ju me gjasë kanë nisur pushimet, por mund të jeni edhe duke i përgatitur ato.

Por në këto ditë të nxehta duhet të tregoni edhe kujdes më të veçantë për veten. Për të folur pikërisht për kujdesin që duhet të kemi për flokët gjatë verës ishte e ftuar në studion e “Rudina” dermatologia Entela Shkodrani.

Gjatë emisionit Shkodrani ndau me të gjithë disa këshilla se si të mbrojmë flokët nga dëmtimi prej diellit dhe ujit të detit apo pishinave, në stinën e verës.

“Përveç faktit që është një mik i mirë, dielli sigurisht që është edhe shumë i rrezikshëm. Në rastin e flokëve nuk është shumë shumë i rrezikshëm, dëmtimet në flokë mund të jenë vetëm të nivelit estetik dhe jo të nivelit patologjik”, tha dermatologia.

Ajo po ashtu renditi sa këshilla të cilat duhet të kemi parasysh:

-Mbrojtja e flokëve nga rrezatimi diellor. Me këtë nënkuptojmë përdorimin e kapeles, shamive apo edhe kapuçave. Rëndësi të madhe ka kujdesi që duhet të tregojmë pasi kemi qëndruar në diell. Të gjitha produktet duhet të jenë me SPF.

-Mbrojtja e flokëve nga uji i detit dhe ai i pishinave. Uji i detit, por sidomos klori i pishinave është armiku kryesor i dëmtimit të flokëve, ndaj edhe rekomandohet që sapo të dalni nga pishinat të bëni banjo me ujë të vakët.

-Përdorimi i pjasterave dhe tharëseve gjatë verës është armiku kryesor dhe nuk rekomandohet absolutisht. Duhet të evitohen maksimalisht pasi thajnë flokun. Ajo që rekomandohet është përdorimi i balsameve hidratues dhe tharja e flokëve në mënyrë natyrale.






Të ngjashme